VRAPO ME NE

Të zgjohemi nga një ëndërr. Të buzëqeshim sado pak. Zbrazëtine e frikshme të qytetit tonë. Ta mbushim së bashku me vrap ose me hap. Panorama e tragjedisë erdhi si me magji, por nuk mund të ndryshojë po ashtu. Tëbëhemi bashkë për më shumë solidaritet, për më shumë optimizëm, për më shumë shpresë. Të lemë mënjanë heshtjen dhe indiferentizmin dhe sëbashku të sfidojmë sadopak dhimbjen dhe shkatërrimin, të ringjallim besimin dhe forcën për të ecur përpara. Nuk je vetem Durresi im! Vrapo dhe ti! Të zhbllokojmë aq sa mundemi arteriet e zëna të qytetit me forcën, dhe frymën tonë. Për një ditë të re , për një jetë të re, për një Durrës të ri.
Vrapo me ne!

Një Hap për Durrësin është një vrapim sensibilizues dhe jo një garë e mirëfilltë. Më shumë se çdo here tjetër ka shumë pak rendësi nëse ecën apo vrapon, nëse arrin i pari apo i fundit, për sa kohë bëhemi bashkë dhe hedhim një hap përpara. Të ardhurat e mbledhura nga ky event sportiv do të shkojnë për rregullimin e shkollës 9-vjecare Njazi Mastori, Sukth. Të ndihmojmë për ti mbledhur përsëri këta nxënës bashkë, në një strehë të sigurtë, në shkollën e tyre të dashur, ku me zemrën e ngrohtë dhe sytë që qeshin të vazhdojnë ciklin e tyre mësimor normalisht sepse energjia dhe ritmi I jetës fillojnë pikërisht aty ,në bankat e shkollës.

spring
788
bashkia
WhatsApp Image 2020-02-07 at 14.41.12
universitet
WhatsApp Image 2020-02-07 at 14.41.13 (1)
Krijuar nga © a7brandstudio